E hënë deri të shtunë, 9:00 - 17:00 Rruga "Fehmi e Xhevë Lladrovci", Drenas DeutschEnglish +383 45 337 558
Konsultë falas

Protetikë

Protetika dentare

Kurora, ura dhe proteza. Zgjidhje për dhëmbë të dëmtuar rëndë ose të humbur, të punuara me matje digjitale dhe me kontroll të kafshimit.

Kurorë ose urë e gatshme brenda rreth 1 jave
Pas nxjerrjes së dhëmbit pritet rreth 3 javë
Garancia 5 vjet për kurora dhe ura
Teknika dentare në klinikë

Kurora

Kurora e mbulon dhëmbin plotësisht dhe e mban bashkë kur ai është i dobësuar nga mbushje të mëdha, nga një thyerje ose pas trajtimit të kanalit.

Dhëmbi përgatitet, matja merret me skaner digjital dhe kurora punohet te tekniku. Në vizitën e dytë ajo provohet, kontrollohet kafshimi dhe fiksohet.

Ura

Ura e zëvendëson një ose disa dhëmbë duke u mbështetur te dhëmbët fqinjë. Kushti është që ata të jenë mjaft të fortë për ta mbajtur ngarkesën.

Kur dhëmbët fqinjë janë krejtësisht të shëndoshë, ia vlen të peshohet implanti, sepse ura kërkon gdhendjen e tyre.

Proteza

Proteza përdoret kur mungojnë shumë dhëmbë. Mund të jetë e plotë ose e pjesshme. Një protezë e mirë matet me tri gjëra: si qëndron, si e shpërndan ngarkesën dhe si duket kur flisni.

Protezat mund të stabilizohen edhe mbi implante. Kjo e ndryshon ndjeshëm rehatinë gjatë ngrënies.

Radha e punës

  1. Ekzaminim dhe plan trajtimi
  2. Nëse nevojitet, nxjerrje dhe pritje rreth tri javë për shërim
  3. Përgatitje e dhëmbëve dhe matje digjitale
  4. Punim te tekniku, rreth një javë
  5. Provë, kontroll i kafshimit dhe fiksim
  6. Kontroll pas një jave

Pyetje dhe përgjigje

Ato që pyeten më shpesh

Sa zgjat derisa të jetë gati kurora?

Kurora ose ura përgatitet te tekniku brenda rreth një jave. Nëse së pari duhet nxjerrë një dhëmb, pritet rreth tri javë që vendi të shërohet para se të vazhdohet.

Urë apo implant?

Ura mbështetet te dy dhëmbët fqinjë dhe kërkon gdhendjen e tyre. Implanti qëndron vetë dhe nuk i prek. Nëse dhëmbët fqinjë janë të shëndoshë, implanti është zgjidhja që ruan më shumë.

A mbahet diçka e përkohshme gjatë pritjes?

Po. Në pjesën e dukshme vendoset gjithmonë një zgjidhje e përkohshme, që hapësira të mos duket dhe funksioni të mos humbet.

Sa zgjasin punimet protetike?

Kurorat dhe urat kanë pesë vjet garanci. Sa zgjasin përtej saj varet nga higjiena, nga kafshimi dhe nga kujdesi. Kontrolli një herë në vit e zbulon problemin para se të bëhet i shtrenjtë.

Konsulta e parë është falas

Ekzaminim, shpjegim i opsioneve dhe plan trajtimi, pa asnjë detyrim. Shkruani në WhatsApp ose telefononi.

Lokacioni WhatsApp