Shërbimet
Shërbimet tona
Gjashtë fusha, të gjitha në një klinikë. Kirurgjia orale dhe implantologjia janë ato ku Dr. Shehu ka specializim dhe master europian.
Implantologji
Implante dentare: si funksionojnë dhe si vendosen
Implanti është një rrënjë artificiale prej titani që vendoset në kockë dhe mbi të fiksohet kurora. Është zgjidhja e vetme që e zëvendëson dhëmbin e humbur pa i prekur dhëmbët fqinjë.
- Kohëzgjatja e ndërhyrjes: rreth 15 minuta për një implant
- Kurora përfundimtare: pas 3 deri 4 muajsh
Kirurgji orale
Kirurgji orale nga një specialist
Nxjerrje komplekse, dhëmbë të mençurisë të mbetur në kockë, augmentim kockor dhe ngritje sinusi. Punë që kërkon specializim, jo vetëm praktikë të përgjithshme.
- Specializimi: Universiteti Al Dent, Tiranë, 2023
- Teknika: piezokirurgji me ultrazë
Estetikë
Estetika dentare
Faseta, kurora estetike dhe zbardhim. Puna estetike matet me detajin: forma e dhëmbit, ngjyra dhe mënyra si takohet me mishin e dhëmbit.
- Zbardhimi: rreth 1 orë, një vizitë
- Faseta dhe kurora: të gatshme brenda rreth 1 jave
Protetikë
Protetika dentare
Kurora, ura dhe proteza. Zgjidhje për dhëmbë të dëmtuar rëndë ose të humbur, të punuara me matje digjitale dhe me kontroll të kafshimit.
- Kurorë ose urë: e gatshme brenda rreth 1 jave
- Pas nxjerrjes së dhëmbit: pritet rreth 3 javë
Ortodonci
Ortodonci: aparat fiks dhe maskerina transparente
Rregullim i dhëmbëve me aparat fiks ose me maskerina transparente, nga një ekspert universitar në ortodonci të avancuar. Trajtimi zgjat rreth një vit dhe pagesa bëhet me këste mujore gjatë gjithë kohës së trajtimit.
- Kohëzgjatja: rreth 1 vit, sipas rastit
- Kontrollet: të rregullta, çdo muaj
Konservative
Konservative dhe endodonci
Mbushje dhe trajtim i kanaleve të rrënjës. Qëllimi është i njëjtë në të dyja rastet: të ruhet dhëmbi i vet, sa më gjatë që të jetë e mundur.
- Mbushja: zakonisht 1 vizitë
- Trajtimi i kanalit: 1 deri 2 vizita, sipas rastit
Teknologjia
Me çka punohet
Pajisjet nuk e bëjnë punën vetë, por e bëjnë të matshme. Këto janë ato që përdoren çdo ditë në klinikë.
Skaner 3D i avancuar
Matje digjitale e dhëmbëve pa masë klasike. Punimi përgatitet me saktësi mikronike.
Rentgen retro digjital
Dozë e ulët rrezatimi dhe pamje e menjëhershme në ekran.
Piezokirurgji dhe Implant Med
Prerje me ultrazë që kursen kockën dhe indet e buta rreth vendit të punës.
Centrifugë për CGF
Faktorë rritjeje të koncentruar nga gjaku i vetë pacientit, për shërim më të shpejtë pas kirurgjisë.
Marka implantesh me certifikime europiane:
- HiossenSHBA
- Bio3 ImplantsGjermani
- NucleOSSTurqi
Konsulta e parë është falas
Ekzaminim, shpjegim i opsioneve dhe plan trajtimi, pa asnjë detyrim. Shkruani në WhatsApp ose telefononi.